Vela pasi u denoncua nga AGK për gjuhën skandaloze provon të shfajësohet, por nuk ia del - NACIONALE

Vela pasi u denoncua nga AGK për gjuhën skandaloze provon të shfajësohet, por nuk ia del

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka tentuar që të shfajsohet për deklaratat e mëhershme, ku siç e tha edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përdorte gjuhë të rrezikshme dhe të papranueshme ndaj mediave.

Vela përmes një shkrimi tjetër në Tëitter, ka pretenduar se reagimi i tij nuk ka të bëjë me mediat, derisa në fund, “i ka inkurajuar që ta zbërthejnë se kush janë porositësit e dezinformatave”.

“Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me të gjithë si të dezinformuar, porse jo me mediat, të cilat janë të drejtën e tyre për raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. Unë inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave.” – ka shkruar ai.

Megjithatë, Vela nuk ka kërkuar falje, e as nuk ka treguar ndonjë arsyetim të logjikshëm në lidhje me këto deklarata të bëra nga vetë ai.

Ndërkohë, reagimet e ashpra të shefit të stafit të presidentes erdhën pas raportimeve se Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë Osmanin nga kjo pozitë.

“E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propanda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi...” – ka shkruar ai mes tjerash.

Për këto deklarata, i ka reaguar edhe AGK-ja, e cila ka konsideruar se kjo është gjuhë e rrezikshme dhe e papranueshme, duke e përmendur madje edhe presidenten Osmani.

“Teksa merr pjesë në Samitin e Demokracisë, AGK-ja i bën thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj medieve nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre.” – thuhet në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme