227 mijë euro: Ministria e Rozetës hap sërish tender për t'i mbushur rezervat me vaj, oriz, ujë e konserva
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e udhëhequr nga ministrja më e përfolshme, Rozeta Hajdari, më 28 nëntor ka hapur tender për furnizimin e Rezervave Shtetërore. MINT pritet t’i blejë 80 mijë kilogramë oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copa konserva 200 gramë dhe 15 mijë bidona me ujë 10 litërsh. Krejt këto me vlerë të parashikuar prej 227 mijë euro. Por, a do të përsëritet skandali i vajit dhe grurit?
Më 28 nëntor, MINT ka hapur tendër me titullin “Furnizim me produkte agro-ushqimore per nevojat e Rezerves Shtetërore.
Procedura e prokurimit është e hapur dhe kriter për dhënien e tenderit është çmimi më i ulët.
Në dokumentet që ka parë Nacionale, MINT pritet që të blejë, oriz, vaj ushqimor, konzerva (rrisk gjedhi) dhe ujë.
MINT pritet t’i blejë 80 mijë kilogramë oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copa konserva 200 gramë dhe 15 mijë bidona me ujë 10 litërsh.

Krejt këto blerje sipas ministrisë që udhëhiqet nga ministrja Rozeta Hajdari, nuk do të kushtojnë më shumë se 227 mijë euro.
Sipas njoftimit për kontrata të MINT ka shkrutuar afatin kohor për dorëzimin e tenderëve nën arsyetimin se Departamenti për Rezervat Shetërore ka nevojë për shtimin e rezervave shtetërore.
“DRSHM ka nevojë për shtim te rezervave shtetërore per produktete agroushqimore me këta artikuj është me qëllim për te siguruar qytetarëve sasitë domosdoshme në rast fatkeqësive natyrore apo lufte, dhe destinimi i buxhetit te DRSHM, sipas Programit vjetor te miratuar nga Qeveria.” – thuhet në njoftimin per kontrata.

Afati do për të ofertuar do të jetë i hapur deri më 12 dhejtor në ora 14:00.
Afera vaji
Ndonëse ende nuk dihet se si pritet të shkojë procedura e këtij tenderi, tashmë dihet se çka kishte ndodhur me furnizmet e kaluara të rezervave shtetërore.
Krejtve ju kujtohet afera vaji, afera gruri, e ministrja Rozeta Hajdari që sulmonte këdo për skandalin me rezervave shtetërore.
Nga skandali i fundit me rezervat shetëore, mbetet të arrestuar dy zyrtarë të MINT, Irfan Lipovica dhe Hafiza Gara dhe biznesmeni Ridvan Muharremi që raportohej person i afërt me pushetin e VV-së.
Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Pas mbajtjes së paraburgimit, Gjykata e Apelit e Kosovës kishte aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të tre të arrestuarve për aferën me rezerva shtetërore dhe kishte liruar ata.
“Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, me aktvendimin PN1.S.nr.165/2023, i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023, të datës 19.08.2023 e ka ndryshuar, ashtu që të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ju është ndërprerë masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë liruar për t’u mbrojtur në liri” – thuhej në njoftimin e Apelit.
Ndërkaq, sipas dosejs së Prokurorisë, pavarësisht pagesave të kryera për grurë, vaj dhe sheqer te kompanitë turke dhe polake, nuk ishte realizuar asnjë furnizim i 200 mijë litrave vaj, 120 mijë kilogramëve sheqer dhe 52.5 tonëve grurë në Kosovë.

Sipas Prokurorisë vlerën e dëmit ishte 600 mijë eurove.


