'U dashtë me u rujtë, mos po idhnohet Vuçiqi' - çka mendojnë qytetarët për fjalimin e Edi Ramës në KE? - NACIONALE

'U dashtë me u rujtë, mos po idhnohet Vuçiqi' - çka mendojnë qytetarët për fjalimin e Edi Ramës në KE?

3 vjet më parë

nga Burim Pacolli

Fjalimi kritik i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Këshillin e Evropës, të mërkurën, ka nxitur reagime të shumta lokale dhe ndërkombëtare.

Rama kërkoi rishikim të raportit të vitit 2011 të Këshillit të Evropës, i cili akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, duke insistuar se idea e trafikimit të organeve ishte fabrikuar.

Në fjalimin e tij, Rama tha se raporti i senatorit zvicëran, Dick Marty, i cili bëri akuza të rënda kundër drejtuesve të UÇK-së, duhet të rishikohet si "problem i së vërtetës dhe drejtësisë".

Rama tha se raporti i ngritur sugjeron dyshime të falsifikuara, e fjalimi i tij ka tronditur një mori të pranishmish.

Sidoqoftë, pavarësisht kritikave nga qarqet ndërkombëtare, Rama mori kryesisht reagime pozitive nga audienca kosovare.

E reflektimi pozitiv ndaj fjalimit të tij u pasqyrua edhe në intervistat e sotme me qytetarë në Prishtinë.

"Pak e zgjati. U dasht me shkru n'letër, se njeri si t'flet (gjatë), i përzihet hesapi"
, më tha qytetari i parë që ndala, deklaratën e të cilit do të mund ta ndiqni edhe vizualisht më poshtë.

"Pak ju përzi, se s'bon ashtu. Duhët temat me i qitë, edhe me u rujtë mos po idhnohet Vuçiqi"
, shtoi ai.

Një i dyti shtoi: "Sukses i madh. E falenderojmë nga gjithë populli shqiptar. Shumë mirë ka folë".

Shumica e atyre që u përgjigjën dhanë komente pozitive rreth fjalimit të Ramës, me pak prej tyre që në fakt e kritikuan.

"Pjesërisht (më ka pëlqy)"
, më tha njëri. "Se e teproi tepër".

Shikoni më poshtë videon e plotë.

Lajme të ngjashme