Shantazhi i VV-së e nervozon opozitën: Shtohen thirrjet për protestë, ende nuk dihet data - NACIONALE

Shantazhi i VV-së e nervozon opozitën: Shtohen thirrjet për protestë, ende nuk dihet data

1 orë më parë

nga NACIONALE

Sjellja e VV-së për të moskonstituar Kuvendin e Kosovës ani pse i ka votat e nevojshme ka filluar të nervozoi opozitën. Kushtëzimi i konstituimit të legjislaturës së 11-të me marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit po konsiderohet si shtantazh ndaj opozitës.

Deputetët e opozitës kanë reaguar ashpër ndaj sjelljes së VV-së dhe Albin Kurtit.

Disa deputetë të PDK-së dhe AAK-së kanë paralajmëruar protesta për të ndalur këtë gjendje.

Sipas tyre, sjelljet e VV-së është absurde.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka bërë me dije se zgjidhje e vetme për të kundërshtuar këtë pushtet është rruga.

Është absurditet ne me dërgu edhe një herë në Gjykatë Kushtetuese, kur është dëshmuar 100 herë se çdo herë kur kemi dërguar raste në Kushtetuese, ata kanë dalur të lagur apo të abuzuar me Kushtetutën. Ne e dimë se mbi 20 raste janë që është vërtetuar se kanë shkelur Kushtetutën. Më nuk ka rrugë vetëm institucionale dhe e vetmja (zgjidhje) do të jetë rruga”, ka thënë ai.

Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Artan Behrami, ka paralajmëruar nisjen e protestave.

Protestë, protestë. Protestë, protestë. Protestë, protestë”, ka shkruar ai.

Kurse, deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar.

Ai ka vlerësuar kundërshtimi i situatës aktuale do të bëhet përmes veprimeve politike dhe protestave.

Me të gjitha format do ta ndalojmë, në Kuvend e në rrugë. Besoj që fatkeqësisht na duhet me hy edhe në ato ujëra. Duhet të mobilizohemi kushdo që e ndjen veten shqiptar”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Shantazhi i VV-së ndaj opozitës ka vazhduar edhe sot.

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se lideri i kësaj partie do të iu drejtohet sërish liderëve të partive opozitare për t`i takuar.

Ai ka vlerësuar se VV-ja do t`i vazhdojë përpjekjet për të gjetur një ujdi me PDK-në, LDK-në dhe Aleancën.

Pas konferencës së ambasadorëve, ai ka thënë se të shtunën u ushtrua dhunë ndaj liderit të VV-së.

Kurti do t’u drejtohet sërish, kurrë nuk do të lodhemi nga dialogu politik, do të vazhdojnë përpjekjet edhe PDK-ja, edhe LDK-ja e Aleanca. Çdo dëm që ju po e konsideroni është më i vogël se ajo çka pamë në seancë, dhuna ndaj kryeministrit dhe ndaj deputetëve tanë. A thonit keq edhe atëherë? Nëse është keq, është keq edhe kësaj radhe. Është më pak dëm sesa të shkohet në zgjedhje të reja, të dy këto dëme janë më të mëdha. Nuk është duke u shkelur Kushtetuta”, ka deklaruar Konjufca.

Ndonëse se sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit duhet të thirret çdo 48 orë, VV-ja sot nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme