Deliu-Kodra: Po dëmtohet rendi kushtetues dhe po rrënohen e themelet mbi të cilat qëndron shteti - NACIONALE

Deliu-Kodra: Po dëmtohet rendi kushtetues dhe po rrënohen e themelet mbi të cilat qëndron shteti

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikua ashpër VV-në për moskonstituimin e Kuvendit.

Ajo ka bërë me dije se me këtë veprim po dëmtohet rendi kushtetues i Kosovës.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se kur rrënohen rregullat, rrënohen edhe themelet mbi të cilat qëndron shteti.

“Çka duhet të bëjë një armik i Kosovës për ta dëmtuar shtetin më shumë? Të shkelë Kushtetutën? Të shpërfillë Gjykatën Kushtetuese? Të paralizojë Kuvendin? Të mos respektojë Rregulloren e tij? Të gjitha këto, Vetëvendosja po i bën brenda vetëm një muaji. Pas 48 orësh nga skadimi i afatit, tash është prekur edhe Rregullorja e Kuvendit. Kur shkelen Kushtetuta, vendimet e Gjykatës dhe rregullat e Kuvendit, nuk po dëmtohet vetëm një institucion. Po dëmtohet vetë rendi kushtetues. E kur rrënohen rregullat, rrënohen edhe themelet mbi të cilat qëndron shteti”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Lajme të ngjashme