Trusti nuk kalon në Kuvend, Musliu: Shumica vendosi që mos të brengoset për hallin e qytetarëve
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi që në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar Projektligji për tërheqjen e Trustit.
Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se kërkesa e qytetarëve ishte e drejtë dhe se ata i dhanë mbështetjen atyre.
Sipas Musliu, shumica ka vendosur që të mos brengoset për hallin e qytetarëve.
“Kërkesa e qytetareve ishte e drejtë dhe ne i dhamë mbështetje atyre! Trusti është e drejtë e secilit qytetarë! Shumica vendosi që mos të brengoset për hallin e qytetarëve!” – ka shkruar Musliu.
