Top-5 artikujt më të lexuar të Nacionales më 2022 në Politikë - NACIONALE

Top-5 artikujt më të lexuar të Nacionales më 2022 në Politikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale përmbylli vitin 2022 me një sukses astronomik në tregun medial kosovar. Mënyra se si mbulonte ngjarjet politike ishte një prej arritjeve më të mëdha të saj. Lexuesit kthenin kryet nga Nacionalja jo vetëm për të marrë lajmin e fundit, por edhe për ta kuptuar atë. E megjithatë, në renditjen e artikujve më të lexuar nga kjo rubrikë ka gjëra... befasuese.

Vetëm një nga pesë artikujt e mëposhtëm që janë në mesin e top-100 artikujve të rubrikës POLITIKË më të lexuar të gazetës ka të bëjë me dialogun e Kosovës me Serbinë. Megjithëse, duhet pranuar se pikërisht dialogu ishte tema më e nxehtë, dukshëm më e nxehtë, politike.

5. Sharja e Ramush Haradinajt ndaj Kurtit

Në fillim të muajit nëntor, liderët e partive opozitare do të ftoheshin nga kryeminsitri Kurti në zyren e tij për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në dialog. E opozitari më i zëshëm mes tyre, Ramush Haradinaj, do të shprehej në mënyrë eksplicite dhe për këtë çështje do të raportonte e para gazeta Nacionale.

“Nëse vazhdon qishtu, ja q*ve nanën venit dhe vetit,” – kishte qenë sharja e bërë nga Haradinaj para se të largohej nga takimi.

Shkrimi i plotë: "Ia q*ve nanën...": Haradinaj shau me nënë derisa po largohej nga takimi me Kurtin (+18)

4. Kadri Veseli i VV-së? Shkrimi për Dejona Mihalin

Dejona Mihali është një figurë shumë e pushtetshme në Vetëvendosje, por që ka vendosur të mos marrë pjesë nëpër emisione televizive e debate të zhurmshme publike. Ajo ka vendosur, çuditërisht, të jetë në hije... përkundër pushtetit.

Por së fundi, në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, shumë figura të Vetëvendosjes po tregonin që po eliminoheshin politikisht. Dhe natyrisht, në krye të këtyre eliminimeve s’mund të ishte tjetërkush përpos... Dejona Mihalit.

Nacionalja përgatiti një shkrim në të cilin i tregonte ato që dinte për z. Mihali. E shpresojmë që do të mësojmë më shumë në vitin 2023.

Shkrimi i plotë: Kadri Veseli i VV-së? Kush është Dejona Mihali, e pushtetshmja që thuhet se po merret me 'eliminime politike'

3. Afera Jaranat e Liburit

Ditari i Buzhalës kishte bërë bujë të madhe prej kohës kur kishte nisur. Por, një prej episodëve më të shikuar – e që rezultoi edhe në një prej teksteve më të lexuara – isthe ai për ryshfetin astronomik në Ministrinë e Liburn Aliut.

Këtë episod – siç rrëfente edhe vet ministri Aliu – ishin mbledhur në këtë ministri grumbull për ta parë se çfarë po ndodhte. Por, sipas tyre, nuk ishte aq çështje e madhe. Ryshfeti po kërkohej nga një prej punëtorëve më të devotshëm të kompanisë së dajës së këshilltarit financiar të Liburn Aliut. Por, lidhja i dukej e largët këtij të fundit. Mbetet të shihet nëse do t’i duket e largët autoriteteve të drejtësisë.

Shkrimi i plotë: AFERA JARANAT E LIBURNIT: Ryshfet astronomik në Ministrinë e Liburn Aliut (Ekskluzive/Audio)

2. Arsyeja pse u përplasën para kamerave Kurti e Konjufca

Albin Kurti e Glauk Konjufca e kishin pasur një konfrontim verbal me njëri-tjetrin në një seancë të Kuvendit të Kosovës. Dhe kjo, ishte kapur edhe nga kamerat.

Nacionale kishte raportuar e para për arsyen pse ndodhi ajo përplasje. Sipas burimeve të gazetës, kishte ka ndodhur për shkak të mocionit të Partisë Demokratike (PDK) për grevën.

Ky ishte një ndër shumë shkrimet që po mbulonin LIVE atë seancë të Kuvendit të Kosovës.

Shkrimi i plotë: Mësohet arsyeja pse u përplasën para kamerave Kurti e Konjufca

1. Ndeja anti-Kurti e Edi Ramës në Gërmi

Dhe, jobefasisht ndeja e Edi Ramës në Gërmi me disa prej kritikëve më të zëshëm të kryeministrit Kurti ishte shkrimi më i lexuar në Nacionale në rubrikën e Politikës.

Fotografitë ishin të qarta. Ashtu siç ishin edhe pjesëmarrësit. Ashtu siç ishte e gjithë vizita e atij qershori nga Edi Rama në Kosovë (kishte takuar biznesmenë që ishin atakuar nga Kurti, kishte takuar familjen e Thaçit).

Shkrimi i plotë: Ndeja anti-Kurti e Edi Ramës në Gërmi, morën pjesë shumë kritikë të kryeministrit

Lajme të ngjashme