Mësohet arsyeja pse u përplasën para kamerave Kurti e Konjufca
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë fjalosur para kamerave me njëri tjetrin, në një moment që është kapur nga disa kameramanë që ndodheshin në sallën e Kuvendit. Por, Nacionale mëson shkakun që çoi deri te përplasja.
Sipas burimeve të Nacionales, përplasja ka ndodhur për shkak të mocionit të Partisë Demokratike (PDK) për grevën.
Glauk Konjufca, kryekuvendar, argumentonte se duhej të flitej për çështjen e Grevës së Përgjithshme, ndërkohë që tjetër mendim kishte kryeministri Albin Kurti.
Grimasat e z. Konjufca tregojnë mospajtimet që ai kishte në atë moment me atë që po thoshte kryeministri, e në anën tjetër, tepër i nervozuar u duk edhe Albin Kurti kur u kthye para deputetëve.
Në momentet e fjalosjes, Kurti bënte gjeste edhe me duar në drejtim të kryekuvendarit por fjalët e sakta që janë thënë gjatë këtij ndërveprimi ishte e pamundur të dëgjoheshin.
