Dalin pamje të një përplasjeje mes Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës (Video)
Një video po qarkullon në mediet sociale të Internetit e në të cilën shihet (fatkeqësisht, jo edhe dëgjohet) një përplasje e ashpër mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryekuvendarit Glauk Konjufca.
Nuk ka asnjë indikacion nga atmosfera e përgjithshme në Kuvend në lidhje me temën që çoi deri te fjalosja në fjalë.
Sidoqoftë, në video shihet kryeministri i Kosovës që kthehet me trup kah kryekuvendari dhe bën gjestikulacione edhe me duar në drejtim të tij. Në anën tjetër, edhe mimikat e fytyrës së Konjufcës janë të tilla që japin kuptimin se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje.
Në këtë përplasje një rol më margjinal e ka Besnik Bislimi, zv. Kryeministër - që duket se i mban anën shefit të tij, Albin Kurtit.
Ndërkohë, kur kryeministri i Kosovës kthehet në drejtim të deputetëve mund të shohim fytyrën e ngrysur të tij pas përplasjes me Konjufcën.
Nacionale do të provojë të kuptojë më shumë në lidhje me këtë çështje.