Theiner: Gjeneralët serbë i treguan Vuçiqit që Serbia mposhtet për pak ditë nga NATO
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka marrë një mesazh të qartë nga oficerët e Shtabit të Përgjithshëm gjatë mbrëmjes së kaluar, sipas Thomas Theinerit.
“Mendoj se mbrëmë oficerët serbë i kanë shpjeguar Presidentit Vuçiq se nëse sulmon Kosovën, avionët luftarakë të NATO-s do të vinin për pak orë dhe do të nisnin t’i bombardonin... dhe brenda 48 orësh, brigada ajrore amerikane do të mbërrinte në Aeroportin e Prishtinës,” - ka shkruar ai.
Më tej, z. Theiner ka vazhduar duke treguar krejt atë që sipas tij do të ndodhte nëse Serbia do të sulmonte vendin tonë.
“Shkurtimisht: NATO ka qenë duke planifikuar e duke u trajnuar për të mbrojtur Kosovën për 23 vjet; nëse serbët ndonjëherë çmenden dhe bëjnë invazion, atëherë NATO do t’i mposht në ajër dhe brenda pak orësh edhe në tokë për disa ditë. Dhe NATO ua ka bërë të qartë gjeneralëve serbë këtë gjë,” – është shprehur ai.
I think last evening Serbia's General Staff officers explained to President Vučić that if he orders to attack Kosovo NATO fighter jets would appear over Serbian forces within hours and start bombing them... and within 48 hours the US Army's 173rd Airborne Brigade would be
— Thomas C. Theiner (@noclador) August 1, 2022
1/4 pic.twitter.com/9QkAYROmOi
Gjatë ditës së djeshme ishte bashkëpartiaku i presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Vladimir Gjukanoviq, që përdori retorikë luftënxitëse.
“Denazifikimi” ishte termi i përdorur si justifikim për të bërë invazion në Ukrainë edhe nga presidenti rus Vladimir Putin.
