Tahiri i PDK-së: Qeveria e promovon Kosovën si tokë ku lindën manastiret ortodokse serbe në revistën franceze
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës ka prezantuar një artikull të shkruar në revistën e njohur franceze “Petit Fute” ku Kosova portretizohet si vend ku lindën manastiret ortodokse serbe.
Sipas Tahiri, ky artikull, është sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës dhe i njëjti e ka quajtur “skandaloze” dhe duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Tregtisë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, thotë se ky artikull në këtë revistë franceze është sponsorizuar nga Agjencia Kosovare për Promovimin e Investimeve (KIESA).
“Qysh është e mundshme me promovu si vend ku kanë lind manastiret ortodokse serbe. I nderumi ma dërgoi revistën, magazina, Qeveria promovon një artikull, në këtë rast MTI, e cila mes tjerash thotë se “Kosova ka qenë tokë bizantine, ku lindën Manastiret Ortodokse Serbe”. Kjo është një doktrinë e shtetit serb. Një promovim i artikullit të tillë, unë nuk e di çka ma tutje Vuçiqi, Tadiçi e Jeremiq”, tha në Kuvendin Tahiri.