Tahiri i AAK-së: Besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor skajshmërisht sot
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se qindra familje, prisnin një vendim të drejtë nga Kuvendi, i cili nuk u votua.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor skajshmërisht sot.
“Përmes kësaj video dua t'ia dërgoj kryeministrit Kurti një porosi, i cili me vendimin e tij, me urdhër të tij, sot vendosi që mos të kalojë Trusti. Qindra dhe mijëra familje, sot, prisnin një vendim të drejtë nga Kuvendi i Kosovës, një vendim i cili u iniciua nga vet qytetarët, nga ata të cilët e votuan. Besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor skajshmërisht sot!” – ka shkruar Tahiri.
