Tadiq: Vuçiq e humbi Kosovën në paqe, unë s'do ta pranoja propozimin franko-gjerman - NACIONALE

Tadiq: Vuçiq e humbi Kosovën në paqe, unë s'do ta pranoja propozimin franko-gjerman

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ish-presidenti serb, Boris Tadiq ka komentuar zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në dialogun Kosovë - Serbi.

Në një intervistë dhënë mediumit pro-regjimit të Vuçiqit Nova.rs, Tadiq ka deklaruar se ai nuk do ta pranonte propozimin franko-gjerman.

Veç kësaj, ai ka shtuar se Vuçiqi e ka humbur Kosovën në paqe, duke kujtuar fillimisht humbjen më 1990.

“Përgjegjësia e kësaj qeverie për pozitën e Serbisë sot në kontekstin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është e madhe dhe po të kemi parasysh se të njëjtat opsione kanë qenë në pushtet në vitet nëntëdhjetë, sigurisht që mund të flasim edhe për përgjegjësi historike.

Natyrisht, e kam parasysh se përgjegjësinë më të madhe historike e kanë ata që kanë mundur të vendosin për këtë çështje para viteve 1990, e sidomos para Kushtetutës së vitit 1974. Gjatë viteve 1990 Serbia e humbi Kosovën në luftë, dhe është absurde që e ka humbur në dekadën e fundit dhe në paqe”.

Lajme të ngjashme