“Mbijetesa serbe” proteston në veri, mesazhe për Kurtin e Vuçiqin - NACIONALE

“Mbijetesa serbe” proteston në veri, mesazhe për Kurtin e Vuçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e organizuar sot nga iniciativa qytetare “Mbijetesa serbe”, në veri të Mitrovicës.

Sipas Kosovo Online, të tubuarit në protestë kanë dërguar mesazhe lidhur me Asociacionin, "uzurpimin e pronës serbe nga qeveria në Prishtinë përmes shpronësimit të parregullt të tokës" si për praninë e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se në këtë protestë është thënë që serbët kanë dy armiq, njëri frika e tjetri disfatizmi.

Në thirrjet e tyre janë përmendur edhe "sulmet me motive etnike” në Shtërpcë, Bistricë dhe në Gjilan, ku është kërkuar nga Prishtina që të publikojë një video nga ura e Bistricës për të parë se çka ka ndodhur saktësisht kur është qëlluar vetura në të cilën ndodheshin dy serbë.

Nga ky tubim mesazhe i jane dërguar Bashkësisë Ndërkombëtare, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mësohet se kjo protestë është siguruar nga pjesëtarët e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme