Sveçla publikon foto të minave: Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara? - NACIONALE

Sveçla publikon foto të minave: Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar përsëri pamje të armatimit që është konfiskuar në veri të vendit.

Sveçla në rrjetin social “X”, ka publikuar fotografi të disa minave duke thënë se këto janë një tjetër provë.

Tutje, ai ka pyetur se a duhet të ketë prova më shumë për të kuptuar që kemi të bëjmë më grupe terroristë të mirëorganizuara.

Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minierat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara?” – ka shkruar Sveçla.

Kujtojmë se ditë më parë, Policia ka konfiskuar edhe sasi tjetër të armatimit në veri të vendit, disa jaëv pas sulmit terrorist në Banjskë.

Lajme të ngjashme