“Eksplozivë, pushkë automike, municion, naftë”: Krejt çka u konfiskua sot në aksionin policor në veri - NACIONALE

“Eksplozivë, pushkë automike, municion, naftë”: Krejt çka u konfiskua sot në aksionin policor në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një fshatin Banjskë, janë kryer operacione kërkimi policor në lidhje me ngjarjet e 24 shtatorit pas sulmit terrorist dhe paramilitar të udhëhequr nga Milan Radojiçiq.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, njoftoi se si rezultat i operacionit policor në një ndërtesë afër te Tre Rrokaqiejt, janë gjetur “mjete shpëthyese, një pushkë automatik, municion, naftë” të cilat, në bashkëpunim me misionin paqembajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-in, janë konfiskuar.

Të gjeturat zëdhënësi i ka konfirmuar për Nacionalen, me ç’rast njoftoi se KFOR, përkatësisht njësiti i deminimit, EOD, janë duke verifikuar mjetet a pashpërthyera të kapura.

Kërkimet, siç njoftoi ai, kanë nisur qysh prej orës 10 të mëngjesit të së shtunës me urdhëresë të Gjykatës; ndërkaq nuk ka pasur persona të arrestuar.

Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar dhe të plotë të aksionit policor dhe të gjeturave në këtë operacion.

Kujtojmë se që nga sulmi paramilitar i 24 shtatorit, Policia e Kosovës ka arritur të kapë armë ushtarake dhe vdekjeprurëse që ishin në posedim të terroristëve – me vlerë deri në 5 milionë euro.

Policia e Kosovës, bashkërisht me Ministrinë e Brendshme, pretendojnë se qëllimi i formaiconit terrorist ishte “aneksimi total i veriut” si dhe që sulmi parashihej të kryhej nga 37 lokacione në zonat veriore; si dhe që të krijohej një korridor për furnizim me armë dhe trupa ndërmjes Serbisë dhe dy komuna në veri, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.

Lajme të ngjashme