Horë: Reagime të ashpra ndaj Sveçlës pas kërkesës ndaj Gjermanisë për "pasaporta" - NACIONALE

Horë: Reagime të ashpra ndaj Sveçlës pas kërkesës ndaj Gjermanisë për "pasaporta"

3 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Me 12 dhjetor 2023, Ministria e Punëve të Brendshme kishte njoftuar për nënshkrimin e kontratës me vlerë mbi 4 milionë euro për furnizim me materiale për pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shoferë. Pavarësisht nënshkrimi të këtij tenderi, qytetarët po ballafaqohen me mungesë të pasaportave teksa ministri Xhelal Sveçla po iu ‘lutet” gjermanëve që t’i pranojnë kosovarët me pasaporta të skaduara. Kjo ka prodhuar - siç pritej - reagime të ashpra ndaj tij e ndaj Qeverisë Kurti II.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla tashmë ka bërë kërkesë ndaj Gjermanisë që të lejojë shtetasit kosovarë hyrja e tyre në këtë shtet me pasaporta të skaduara.

Arsyetimi i ministrit Sveçla është se nuk ka material për prodhimin e tyre për shkak të siç kishte deklaruar ai zakonisht, problemit të zingjirit të furnizimit si pasojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Për shkak të kësaj një numër i qytetarëve kosovarë nuk mund të pajisen me pasaporta të reja ose t’i rinovojnë ato me afat të skaduar”, thuhet ndër të tjera në letrën e Sveçlës drejtuar Gjermanisë, ku theksohet se kjo kërkesë duhet të zgjasë deri në muajin maj 2023.

Për qytetarët tjerë më vjen keq por duhet ti përshtatemi rrethanave që po jetojmë. Jam duke punuar me kompaninë që të furnizojë veten me lëndën e parë dhe pastaj të prodhojë dokumentacion e nevojshëm që me sjellë në Kosovë”, thuhet tutje në kërkesën e Sveçles për shtetin e Gjermanisë të cilën e ka publikuar kallxo.com.

S’arsyetohet kërkesa e Sveçlës

Mirëpo, kjo kërkesë po del të jetë krejt e paarsyeshme nga këndvështrimi i opozitarëve e analistëve të politikës.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është ndër të parat që ka reaguar ndaj kësaj kërkesë duke thënë se nuk dëshiron të besojë se mund të bëhet një gjë e tillë.

Ajo ka thënë se nuk mund të bëhet një kërkesë e tillë meqë nuk ka as gjendje të jashtëzakonshme e as luftë.

Po lexoj raportime në media se Ministri Svecla paska bërë kërkesë që të lejohet hyrja e shtetasve të Kosovës në Gjjermani, me pasaporta të skaduara. Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë. Në gjendje të jashtëzakonshme nuk jemi. As luftë e as pandemi nuk ka. Këtë punë e ka qeveria. Me mbledhë taksa dhe me ofru shërbime. Fjalimet mediokre filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje.”, ka shkruar Çitaku të dielën me 8 janar në Facebook.

Për ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli kërkesa që qytetarëve t’u lejohet hyrja në Gjermani me pasaportë me afat të skaduar, është shndërrim i qytetarëve në refugjatë.

Pra ky pushtet do mbahet mend edhe per kete akt te pashemnullt te abuzimit. Shnderrimin e qytetareve te saj ne refugjate, per shkak te privimit te tyre nga dokumentet e udhetimit. Dicka e papare dhe pa degjuar ne historine e sistemeve demokratike.” – ka shkruar mes tjerash Kasolli.

Ndërsa një anëtar i LDK-së, Bardhyl Meta, e ka konsideruar si marrëzi këtë kërkesë.

HORË SE HORË, mirë osht mi shkruajt edhe krejt shteteve të globit e OKB-ës dhe BE-së, që “kem harrue vlla me ble letër s’ja kem marr dorën ksaj pune hala…, mos shihni kusur, lena t’tarrahitem se s’bohet nami, ja gjana do leter veresi o kojshi, miq e jarana…, s’fiki e s’bohet nami”!?”, ka shkruar ai në Facebook.

Tenderi

Në muajin dhjetor, MPB kishte njoftuar për nënshkrimin e kontratës me kompaninë gjermane “Veridos Gmbh” për furnizim me material për pasaporta e dokumente të tjera identifikimi.

Kontrata mbante titullin “Furnizim me dokumente blanko, pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë”.

Ky tender kushtonte 4 milionë euro.

Ndërkohë Sveçla në të gjitha deklarimet kishte paraparë fundin e muajit dhjetor për përfundimin e pritjeve të qytetarëve për pasaporta.

Në fund të këtij muji do të furnizohet me patentë shoferë e leternjoftimi dhe pas dy muajve me pasaporta, gjithsej 73 mijë copë”, kishte thënë ai në fund të muajit nëntor.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e autoriteteve gjermane ndaj kësaj kërkese.

Lajme të ngjashme