Sveçla i kërkon Gjermanisë të lejojë hyrjen e kosovarëve me pasaporta të skaduara, shkak mungesa e materialit - NACIONALE

Sveçla i kërkon Gjermanisë të lejojë hyrjen e kosovarëve me pasaporta të skaduara, shkak mungesa e materialit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka drejtuar një kërkesë shtetit të Gjermanisë, duke kërkuar që kosovarët të lejohen të hyjnë në Gjermani me pasaportë të skaduar.

Në dokumentin e siguruar nga Kallxo.com, thuhet se kjo kërkesë ka ardhur pas mungesës së materialit për pasaporta.

Tutje në kërkesë thuhet se foshnjat e sapolindura në Gjermani nga prindër me leje qëndrimi në Gjermani, të cilët kanë fluturuar në Kosovë për të marrë pasaportë RKS të paraqiten me keto dokumente: leje qëndrimi e vlefshme gjermane e njërit prej prindërve që udhëton me foshnjën, certifikata gjermane e lindjes së foshnjës, certifikata kosovare e lindjes.

Sveçla ka kërkuar që këto masa të vlejnë deri në muajin qershor 2023, ose më herët nëse zgjidhet çështja e mungesës së materialit për dokumente identifikuese.

'Për shkak të kësaj një numër i qytetarëve kosovarë nuk mund të pajisen me pasaporta të reja ose t’i rinovojnë ato me afat të skaduar', thuhet në kërkesë.

Tutje Sveçla ka thënë se Agjencia e Regjistrimit Civil i ka dhënë prioritet lëshimit të dokumenteve për kategori me urgjencë që do të thotë, rastet e sëmundjeve, rastet e bashkimit familjar, rastet e aktiviteteve sportive e diplomacia, pra këto kategori kanë prioritet.

Për qytetarët tjerë më vjen keq por duhet ti përshtatemi rrethanave që po jetojmë. Jam duke punuar me kompaninë që të furnizojë veten me lëndën e parë dhe pastaj të prodhojë dokumentacion e nevojshëm që me sjellë në Kosovë”, thuhet në kërkesën e Sveçles për shtetin e Gjermanisë.

Lajme të ngjashme