Surroi nxjerr katër mësime nga ngjarjet në veri: Kishin të bënin me Ukrainën, Rusinë e Beogradin - NACIONALE

Surroi nxjerr katër mësime nga ngjarjet në veri: Kishin të bënin me Ukrainën, Rusinë e Beogradin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicisti dhe shkrimtari kosovar, Veton Surroi, ka bërë një shkrim në lidhje me tensionet e fundit në veri e të cilin e ka titulluar Shkopi i Dragan Smigiqit dhe katër mësimet nga veriu”. Çka thotë ai?

Sipas z. Surroi, mësimi i parë ishte që “konflikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka përfunduar”. E kjo ka bërë që Serbia në mënyrë (sic) konsekuente të mbronte qëndrimin e vet për mbajtjen e papërfunduar të këtij konflikti.

“Ky konflikt quhet “statusi përfundimtar” i Kosovës, i cili sipas Serbisë është ende i papërcaktuar, dhe për përcaktimin e të cilit duhet pëlqimi përfundimtar i Serbisë.”

Por, fjalia më problematike është kjo si vijon:

“Me këtë qëndrim (se duhej pëlqimi përfundimtar i Serbisë) janë akomoduar bashkësia ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e Kosovës që nga fillimi i procesit negociator më 2011.”

Pra, lexojeni edhe njëherë, përfaqësuesit e Kosovës janë akomoduar që vyente pëlqimi përfundimtar i Kosovës. Natyrisht, nuk besohet ta ketë fjalën edhe për përfaqësuesit aktualë të Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Mësimi i dytë ka të bëjë me Serbinë, më saktë me pozicionimin e Serbisë karshi luftës në Ukrainë dhe karshi çështjes së Kosovës.

Interesant është edhe “mësimi i tretë” që e nxjerr z. Surroi, dhe i cili përshkruhet me këto fjalë:

“Ngjarjet në veri kishin të bënin me Ukrainën, Rusinë dhe Beogradin.”

Argumenti? Sipas tij, polici serb Dragan Smigiq që u pa duke goditur me shkop trupat e KFOR-it do të përdorej si propagandë e rrëfimit në Beograd se ai fat mund të gjente edhe demonstruesit e qetë në kryeqyetin serb.

Po mësimi i fundit?

Ai na thotë sërish se konflikti nuk ka përunduar, dhe se nuk mund të përfundojë pa partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

Publicisti megjithatë bën thirrje për veprime serioze.

Megjithatë, kur e jep këshillën e tij për Qeverinë e Kosovës se si të veprojë tutje ai tregohet tepër i paqartë.

“Ndoshta, hapi i parë për Kosovën do të duhej të ishte një dakordim se si tutje, me përkrahësit më të mëdhenj të pavarësisë së saj, e në bazë të një skice udhërrëfyesi në të cilin beson ky vend.”

Fatkeqësisht, publicisti në këtë shkrim nuk e ka thënë asnjë fjalë në lidhje me ndëshkimet e paralajmëruara të ShBA-ve për sjelljen e Kosovës.

Kujtojmë që në fillim të këtij viti, e bija e znj. Surroi është bërë pjesë e kabinetit të kryeministrit Kurti.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme