Çika e Veton Surroit emërohet këshilltare politike e Albin Kurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka trashur miqësinë me publicistin Veton Surroi.
Shefi i ekzekutivit ka emëruar për këshilltare Zojë Surroi, e cila është vajza e publicistit të njohur.
Në vendimin që ka siguruar “Demokracia” vajza e Surroit është emëruar Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e Kryeministrit Albin Kurti.

Veton Surroi është edhe këshilltar i jashtëm për dialog kryeministrit Albin Kurti.
Në kuadër të një momorandumi te mirëkuptimit në mes Qeverisë së Kosovës, Ambasadës Norvegjeze dhe Grupit për Ballkan, një ekip ekspertesh këshillojnë Qeverinë për procesin e dialogut me Serbinë. Në mesin e këtyre ekspertëve është edhe Vetoin Surroi.