Stano: Bashkëpunimi mes BE-së e NATO-s në Kosovë shembulli më i mirë - NACIONALE

Stano: Bashkëpunimi mes BE-së e NATO-s në Kosovë shembulli më i mirë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përmendur bashkëpunimin mes BE-së e NATO-s në Kosovë, si njërin prej dëshmive më të mira që dy institucionet mund t'i regjistrojnë mes vete.

Këto pohime Stano i bëri teksa komentoi nënshkrimin e një deklarate mes Bashkimit Evropian dhe Misionit Paqeruajtës për një bashkëpunim më të afërt strategjik.

Stano ka thënë se konteksti aktual gjeostrategjik i bashkëpunimit nё mes tё bllokut evropian dhe Aleancёs Veriatlantike, ёshtё tejet i rёndёsishёm dhe relevant si asnjёherё mё parё.

“Rasti i fundit ishte në veri të Kosovës nё periudhёn nё mes tё Krishtlindjeve dhe Viti tё Ri, kur BE-ja dhe NATO u koordinuan ngushtë në terren. Po ashtu jemi të koordinuar dhe po punojmë shumë ngushtë edhe në kontekstin e agresionit ilegal rus ndaj Ukrainës”, ka thënë ndër tjerash Stano, transmeton RTK.

Lajme të ngjashme