Peter Stano shpërndan cicërimën e Borrellit ku thotë se do t'u tregojë vendeve të BE-së qasjen e Kosovës
Kryediplomati evropian, Josep Borrell ishte goxha i ashpër ndaj qasjes së Kosovës, respektivisht kryeministrit Kurti.
Borrell përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter" ka deklaruar se do t'i njoftojë vendet e Bashkimit Evropian për këtë qasje, që sipas spanjollit është sinjal negativ politik.
“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën)”, – u shpreh z. Borrell.
Të njëjtën cicërime shpërndau edhe Peter Stano, zëdhënës i politikës së jashtme në BE.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Full transcript and video of @JosepBorrellF statement after the Dialogue meeting 👉 https://t.co/MDRtrF0pqa https://t.co/p631D1yVlN
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) November 21, 2022
