Sistemi arsimor në Kosovë vazhdon të sfidohet në zbatimin e Kornizës Kurrikulare - NACIONALE

Sistemi arsimor në Kosovë vazhdon të sfidohet në zbatimin e Kornizës Kurrikulare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndryshimet në plan-programet, në tekstet shkollore, trajnimin e mësimdhënësve dhe trajnimin e nxënësve janë sfidat më të mëdha që përballet sistemi arsimor në Kosovë.

Mbetet sfiduese zbatimi i korrikulës nga mësuesit dhe arsimtarët, pasi realizimi i saj në procesin mësimor kërkon rregullim të infrastrukturës shkollore dhe ligjore në përputhje me plan-programin mësimor, gjë e cila sipas mësimdhënësve ka munguar dhe vazhdon të çalojë edhe në vitin 2023.

“Fillimi i mësimit me kurrikulë të re duke përdorur literaturë të vjetër ka qenë mjaft sfidë për mua si mësimdhënëse e klasës së parë”, thotë për RTK-në mësuesja Sherife Dalipi.

Derisa edhe mësimdhënësja tjetër thotë se është dashur të kërkojnë literaturë në internet apo burime tjera për t’u përshtatur me kurrikulat e reja.

Rreth kësaj çështje drejtuesit e Institutit Pedagogjik të Kosovës, në vitin 2019 realizuan hulumtimin.

“Ky ndryshim ishte shumë i shpejt dhe i vështirë pasi sistemi nuk ishte përgatitur sa duhet. Kurrikula e bazuar në kompetenca”, nga e cila vihet në dukje se ndryshimet e bëra në sistemin arsimor kanë qenë të shpeshta, e të cilat kanë ndikuar në formë negative në mësimdhënie e mësimnxënie, - thotë Selim Mehmeti nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

Drejtues të Ministrisë së Arsimit për 5 vitet e ardhshme vënë në dukje se objektivat e tyre në sistemin arsimor do të jenë të fokusuara në: edukimin në fëmijërinë e hershme, tekstet shkollore, arsimin profesional, arsimin e lartë dhe digjitalizimin.

Lajme të ngjashme