Siberi a Serbi? Qysh e 'sosi' Escobarin kongresmeni republikan në dëgjimet e djeshme
Kongresmeni republikan Bill Huizenga brenda një fjalie ka treguar se sa ‘i informuar’ është në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai i bëri një pyetje emisarit Gabriel Escobar duke bërë disa huqje monumentale.
Huizenga është pjesë e Komitetit për Punë të Jashtme dhe prandaj do të duhej të njihte mirë edhe zhvillimet në rajonin tonë.
Por, duket se ai jo që nuk i njeh zhvillimet por nuk e di as se si quhet rajoni ynë duke e ngatërruar me Baltikun derisa e ngatërroi edhe Sirinë me Siberinë.
“A po planifikon administrata Biden që të vazhdojë përdorimin e sanksioneve për të adresuar rrjetet e influencës ruse në Siberi dhe përtej, mmm, në rajonin e Baltikut Perëndimor?” - pyet ai emsarin Escobar.
Escobar ia kthen thjesht “po” duke mos adresuar injorancën e tij.
“Ndoshta do ta ndiqja (pyetjen) edhe me “qysh”. Do të doja të kisha kohë edhe për pyetjen “qysh”...” – vazhdoi tutje z. Huizenga.
Në fakt - meqë vjen nga një parti e kundërt me atë të presidentit Biden - ai do të duhej t'i bënte pyetje të vështirë Escobarit. Por, fatkeqësisht del se ai nuk ishte as i informuar për problematikat e çështjes. Vetëm mund ta imagjinojmë se çfarë do të ndodhte sikur z. Huizenga të thellohej më tej në pyetje.
