Escobar thotë se nëse serbët nuk marrin pjesë në zgjedhjet në veri, do të ketë pasoja për Serbinë
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në raportimin e tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka paralajmëruar pasoja për Serbinë nëse serbët nuk marrin pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.
Ai gjatë raportimit ka thënë se kanë marrë zotime që serbët do të marrin pjesë në zgjedhje, por nëse kjo nuk zbatohet, do të ketë pasoja.
“Ne kemi qenë të ashpër ndaj Serbisë për sa i përket kushtet që kërkojnë për pjesëmarrje në atë që është proces demokratik për Kosovën. Kemi marrë zotimin që ata do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ka pasoja nëse kjo nuk zbatohet. Ne do të vazhdojmë të punojmë me BE-në për tu siguruar që plani 3 pikësh të implementohet.” – ka thënë Escobar.
Kujtojmë se një ndër hapat për shtensionim të situatës në veri të vendit, ka qenë shkuarja në zgjedhje për katër komunat veriore.
Në ndërkohë, të hënën e kaluara, Qeveria e Kosovës, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak për rrugën drejt shtensionimit të situatës.
Ndërsa sot pritet të ketë gjithashtu një takim mes kryengeociatorëve në Bruksel.
