Shtohet numri i policëve te mbrojtjes së afërt tek spitali privat ku u operua presidentja Osmani - NACIONALE

Shtohet numri i policëve te mbrojtjes së afërt tek spitali privat ku u operua presidentja Osmani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë shtuar forcat e sigurisë pranë dyerve të spitalit privat "Aloka" në Prishtinë, aty ku në orët e vona të së mërkurës iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Gazetarët e Nacionales janë në vendin e ngjarjes dhe i sjellin të rejat e fundit prej spitalit përmes fotografive.

Gjendja shëndetësore e presidents raportohet të jetë shumë stabile.

Nuk dihet se në sa ora do të lirohet presidentja Osmani nga spitali, por ajo çka dihet është se këtë intervenim e ka konfirmuar edhe Zyra e Presidentes.

Siç bëhet e ditur në këtë komunikatë për medie nga Presidenca, të lëshuar të martën pas mesnate, Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit).

"Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Sipas komunikatës gjithnjë, nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë."



Çka raportoi Nacionalja?

Kujtojmë se ishte Gazeta Nacionale ajo që, duke u thërritur në burimet e saj, raportoi për shtrirjen e Vjosa Osmanit në spitalin privat "Aloka".

Veç kësaj, Nacionale e telefonoi edhe drejtorin e këtij spitali privat, Halit Maloku. Ky i fundit para pak kohësh nuk e kishte pohuar e as mohuar praninë e Osmanit në spitalin ku ai e ushtron detyrën e drejtorit.

Lajme të ngjashme