Shteti në Facebook, shok-bombat në terren: Numri i të arrestuarve në veri është ZERO - NACIONALE

Shteti në Facebook, shok-bombat në terren: Numri i të arrestuarve në veri është ZERO

3 vjet më parë

nga Mirlind Behluli

Shpërthim pas shpërthimi në veri. Në 48 orët e fundit, në veriun e Kosovës janë hedhur rreth 11 bomba të shokut, duke kthyer situatën fragjile të sigurisë. Shteti i Kosovës ka zgjedhur një metodë aspak efikase për t’iu kundërpërgjigjur bombave në terren: reagimet në Facebook. Dhe, natyrisht, konferenca e deklarime për media nga ana e ministrit Xhelal Sveçla.

Përtej deklarimeve në media e postimeve në Facebook, ku konkludohej se “bandat me maska” po veprojnë në veri, asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani, ndonëse kanë kaluar 48 orë nga sulmet e para.

Në mbrëmjen e 7 dhjetorit, pra të mërkurën që shkoi, u dëgjuan edhe dy shpërthime në veri. Në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe në “Kodrën e Minatorëve” sërish jehuan shok-bombat, që së pari nga Policia në Mitrovicë u cilësuan si shpërthime të “mjeteve piroteknike”.

9 shpërthime të tjera u dëgjuan të marten e 6 dhjetorit, të cilat erdhën si sinjal se serbët në veri nuk pranojnë zgjedhjet, që planifikohen të mbahen me 18 dhjetor.

ZERO arrestime, shumë reagimë në Facebook

Përkundër sulmeve me bombat e shokut, Policia e Kosovës nuk ka arrestuar asnjë person. Të vetmën gjë që deri tani ka bërë Policia, përveç rrethimit të vendgjarjes, është një deklaratë publike për sulmet.

Në komunikatën e 6 dhjetorit, Policia theksonte se grupet kriminale po veprojnë në veri.

“Grupet kriminale duke kryer veprime të kundërligjshme përmes të cilave cenojnë lirinë dhe sigurinë e qytetarëve tentojnë t’ia atribuojnë këto veprime njësive të rregullta të PK-së të cilat janë duke kryer detyrat e tyre me shumë përgjegjësi.” – shkruhej në komunikatë, transmeton gazeta Nacionale.

Ndonëse asnjë i arrestuar deri tash për këto sulme, deklaratat për media të pushtetit janë më bollëk. Kuptohet, nuk kanë munguar as postimet në Facebook. Ishte vetë kryeministri Albin Kurti që shkroi një status më 6 dhjetor, ku theksonte se grupet kiminale tashmë e kanë kuptuar se “po ju vie fundi”.

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj.” – shkruante Kurti më 6 dhjetor, që është edhe postimi i tij i fundit për veriun dhe për gjithçka tjetër në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkroi më 6 tyetor se sulmet në veri kanë për qëllim të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve të 18 dhjetorit. EUREKA.

“Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cënohet nga askush.” – shkroi z. Sveçla, duke theksuar se Policia tashmë ka hapur hetimet për këto raste.

Por Sveçla një ditë më pasë, shkoi në Mitrovicën e Jugut, dhe siç raportohej, qëndroi në një kafene aty afër. Nga afër Urës së Ibrit, z. Sveçla theksoi se erdhi në Mitrovicë “për të koordinuar punët”, duke “konfirmuar” se Policia ka kapacitete për të siguruar zgjedhjet.

“Ju jeni dëshmitarë që situate është e qetë. Absolutisht kemi kapacitete për me i mbajtë zgjedhjet edhe me i siguru zgjedhjet. Policia e Kosovës bën planet e saj dhe në bazë të vlerësimit të saj ne i shtojmë sa të kemi”, ka thënë ai.

Por Sveçla një ditë më pasë, shkoi në Mitrovicën e Jugut, dhe siç raportohej, qëndroi në një kafene aty afër. Nga afër Urës së Ibrit, z. Sveçla theksoi se erdhi në Mitrovicë “për të koordinuar punët”, duke “konfirmuar” se Policia ka kapacitete për të siguruar zgjedhjet.

“Tashmë kemi edhe të dhënat e para të mbledhura nga tereni, qoftë nga Policia e rendit, qoftë nga Inteligjenca, e cila na thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Edhe njëherë u dëshmua ajo që kemi thënë se konflikti dhe ndarja në këto komuna nuk është e dy etnive por nga njëra anë janë qytetarët dhe nga ana tjetër bankat kriminale ekstremiste. Qytetarët e Kosovës që jetojnë në ato komuna nuk dolën për të mbështetur kriminelët. U dëshmua edhe njëherë se qytetarët nuk përkrahën krimin”, komentoi Sveçla.

“Këtë rast Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e kanë cilësuar si sulm ndaj rendit kushtetues, kryerje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje nën kontroll të paautorizuar të armëve”, vazhdoi ai, transmeton Nacionale.

Njëjtë veproi edhe Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, e cila në një deklaratë për media, ajo fajësoi "bandat kriminale" për eskalimet në veri.

"“Sikurse në shumë raste paraprake, situata në veri eskalon, sepse bandat kriminale të përkrahura nga Vuçiq kanë për qëllim eskalim të situatës dhe destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bëjmë çmos që përmes institucioneve të sigurisë të vendosim rend dhe ligj, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetar”, deklaroi Osmani.

Kujtojmë që tashmë ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka vlerësuar se nuk ka “kushte” për të mbajtur zgjedhjet në veri të vendit.

Ndryshe, asnjë arrestim deri më sot nuk ka ndodhur as për djegien e veturave të serbëve që kanë regjistruar veturat me targa RKS.

Lajme të ngjashme