Shkupi sot mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, presidentja Osmani mban fjalim - NACIONALE

Shkupi sot mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, presidentja Osmani mban fjalim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit. Samiti organizohet nga tri vende dhe në këtë samit merr pjesë edhe Kosova.

Kryeqyteti i Maqedonisë Veriore është sot nikoqir i samitit të Procesit të Brdo Brijunit. Ky samiti fillon punimet sot, ku edhe merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Aty liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të Ballkanit në BE.

Vendet e tjera që marrin pjesë në këtë samit janë edhe Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Në këtë samiti Serbia do të përfaësohet nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, presidentja Osmani veçse po qëndron në Shkup. Ajo është pritur mbrëmë nga homologun i saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.

Ajo ka theksuar nevojën për bashkëpunim dhe përpjekje për të arritur prosperitetin në rajon dhe për të përparuar në rrugën e integrimit euroatlantik.

Osmani ka thënë se mezi po pret që të diskutojnë për hapa për të kaluar sfidat e përbashkëta.

"Falënderoi presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski për mirëseardhjen në Shkup sonte para takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni. Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike." - ka shkruar Osmani në X.

Ndërkaq, Zyra e Presidentes ka dhënë detaje më shumë për pjesëmarrjen e presidentes Osmani në këtë samit.

Sipas një njoftimi, Osmani do të mbajë fjalim, ndërsa do të ketë edhe takime bilaterale me disa shtete që marrin pjesë në samit.

Në sesionin e përbashkët me liderë të rajonit, Presidentja Osmani do ta mbajë fjalim, ndërkaq më pas do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e disa shteteve pjesëmarrëse.” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më tej, thuhet se fokusi i samitit do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

Takimi i Brdo-Brione është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.

Temat qendrore të takimit të sivjetem janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor.” – theksohet në komunikatë.

Kutjojmë se Samiti i Brdo-Brijunit është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, e iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Maqedoninë Veriore, Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të Shën Terezës në hapësirën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup.

Lajme të ngjashme