Osmani takohet me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut: Mezi pres të diskutojmë hapat për të kapërcyer sfidat e përbashkëta - NACIONALE

Osmani takohet me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut: Mezi pres të diskutojmë hapat për të kapërcyer sfidat e përbashkëta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski, në Shkup në prag të Takimit Brdo-Brione.

Në pritje të takimit rajonal, ku marrin pjesë edhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacia dhe Sllovenia, Presidentja Osmani ka shprehur entuziazmin e saj për të diskutuar hapat e përbashkët në adresë të sfidave të përbashkëta.

Ajo ka theksuar nevojën për bashkëpunim dhe përpjekje për të arritur prosperitetin në rajon dhe për të përparuar në rrugën e integrimit euroatlantik.

"Falënderoi presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski për mirëseardhjen në Shkup sonte para takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brijuni. Mezi pres të diskutojmë hapat e përbashkët për të kapërcyer sfidat e përbashkëta, përpjekjet për prosperitet në rajon dhe për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike." - ka shkruar Osmani në X.

Lajme të ngjashme