Shkak vërshimet, banorët e Lagjes së Boshnjakëve detyrohen të shpërngulen te të afërmit (VIDEO)
Në muajin janar të këtij viti, banorët e Lagjes së Boshnjakëve u përballën me vërshime.
Këto ndikuan goxha sidomos në materiale shtëpiake, gjë që detyroi banorët e asaj ane të shpërngulen te të afërmit.
Në anën tjetër, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, në një prononcim për Klan Kosovën ka deklaruar se për shkak të procedurave nuk kanë mundur t'ju ndihmojnë.
KËTU mund ta ndiqni storien e plotë, ndërsa kujtojmë faktin se pikërisht në pjesën e dytë të muajit të kaluar, Mitrovica e Jugut, Klina e Skënderaj, me këtë të fundit në veçanti, u përballën me vërshime, dëmet e të cilëve kapën shifrat milionëshe.
Për rastet në fjalë tashmë kanë filluar edhe organizime të ndryshme për të mbledhur para.
