Shefi i inteligjencës ukrainase: Ne do ta çlirojmë Krimenë me një kombinim të forcës dhe diplomacisë
Kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase, Kirilo Budanov, tha se Ukraina do të përdorë një kombinim të forcës ushtarake dhe diplomacisë për të çliruar gadishullin e Krimesë, i cili është nën pushtimin rus. “Por asgjë nuk do të ndodhë pa forcë. Njësitë tona do të shkojnë atje me armë në dorë”, pohon Budanov. Ai shtoi se Ukraina do të kthejë të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia.
“Ukraina është një shtet i njohur brenda kufijve të vitit 1991 dhe kushdo që nuk pajtohet me këtë, nuk pajtohet me rendin botëror që ka ekzistuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe me parimet e OKB-së”, tha kreu i shërbimit inteligjent. Budanov tha gjithashtu se nuk pret ndryshime të rëndësishme në vijën e frontit gjatë dimrit, sepse "Rusia aktualisht është në një qorrsokak"
"Unë nuk mund të mbuloj shumën që ata shpenzojnë"
Trupat ruse nuk janë veçanërisht të suksesshme në Bakhmut, në rajonin e Donetskut, e vetmja zonë ku Rusia është aktualisht në ofensivë. Lidhur me sulmet masive të raketave ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, Budanov vuri në dukje se Rusia kryen sulme të tilla më rrallë se më parë për shkak të "zvogëlimit të shpejtë" të arsenalit të saj raketor, shkruan Kyiv Independent.
“Industria e tyre nuk është në gjendje të mbulojë sasinë që po konsumojnë. Me gjithë përpjekjet e tyre, është e pamundur”, theksoi Budanov. Ai shtoi se Rusia po përpiqet të blejë raketa të kalibrit 122 dhe 152 mm, dhe predha tankesh me eksploziv të lartë. /Nacionale/