Serbia pret “rivendosjen e marrëdhënieve” me Izraelin afro tri vite pas njohjes së Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi se një delegacion izraelit do të vizitojë javën e ardhshme Serbinë “për të rivendosur marrëdhëniet”. Kjo pas ‘çarjes’ së madhe që ndodhi në vitin 2020 kur Izraeli njohu shtetin e Kosovës.
“Është e rëndësishme që të shohim t’i rikthejmë marrëdhëniet të cilat i vëmë në pikëpyetje pas njohjes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Daçiq në televizionin “Pink”, siç e citoi "Danas".
Daçiq, veç kësaj, thotë se perceptimi dhe vlerësimi ndërkombëtar ka ndërruar, dhe se tashmë “të gjithë në komunitetin ndërkombëtar” besojnë se fajtori pas tensioneve të fundit “është Kosova”.
“Pozita e Serbisë tash është tjetër, të gjithë në komunitetin ndërkombëtar e kanë të qartë se kush po shkakton probleme, dhe tregimi ka qenë ne kemi qenë djelmoshat e këqinj, siç është thënë me dekada, dhe se viktima është Prishtina, kjo është kthyer krejtësisht përmbys”, ka thënë Ivica Daçiq.