Selmanaj: Hasi dhe LDK-ja kanë rrugëtuar bashkë në të gjitha fazat e historisë sonë
Kandidati për deputet i LDK-së, Driton Selmanaj, është mirëpritur nga banorët e Hasit.
Në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, ai së bashku me disa kandidatë për deputetët të LDK-së kanë takuar banorët e kësaj treve ku kanë prezantuar programin e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Selmanaj ka shkruar se Hasi dhe LDK-ja kanë rrugëtuar bashkë në të gjitha fazat e historisë.
“Mikpritja hasjane, traditë e kahmotshme! Edhe pse ditë pushimi, hasjanët ashtu siç dinë vet ata, na mirëpritën disa figura të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Bashkë me kolegët, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Shaban Osmanaj, Rrezarta Krasniqin, Vlora Dumoshin dhe Haziz Hodaj, ishim të nderuar të jemi mysafir te bizneset dhe intelektualët shumë fisnik hasjanë që jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë. Hasi dhe LDK-ja, kanë rrugëtuar bashkë në të gjitha fazat e historisë sonë. Hasjanët, në shtëpinë e tyre politike LDK, tashmë e kanë kandidatin për deputet, bashkëvendasin e tyre, doktorrin e nderuar, Shaban Osmanaj. Bashkë do t'ia dalim!”, ka shkruar Selmanaj, i cili në listën zgjedhore të LDK-së mabn numrin 26.