Sazan Ibrahimi: Sipas Draftit të publikuar, Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive - NACIONALE

Sazan Ibrahimi: Sipas Draftit të publikuar, Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kreu i Asociacionit të Komave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka komentuar Draft-Statutin e publikuar nga OQJ-ja gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung.

Në një paraqitje televizive regjistruar në Blic Interview, Ibrahimi ka thënë se ky Asociacion, gjithmonë nëse është i njëjtë me Draftin do të ketë kompetenca.

Sipas tij, dëshmia më e mirë është neni 5. Madje, ai beson se do të ketë edhe kompetenca shtesë, jo vetëm ato ekzekutive.

Gjithashtu, i pari i komunave kosovare pohoi se disa elemente janë marrë edhe nga AKK-ja.

“Nëse është i shkruar drafti në dhjetë komuna, e kufizon prej fillimit që komunat tjera të anëtarësohen sepse thotë ky mekanizëm krijohet për ato komuna, pra me shumicë të popullatës serbe. Mua s`më ka rastis të kem parë mekanizëm të tillë diku në Evropë. Në nenin 5, thuhet se aty do të ketë kompetenca ekzekutive, por thuhet se edhe mund t`i delegohen kompetenca shtesë”, vlerësoi ai.

Lajme të ngjashme