Rusia ua ndalon zyrtarëve qeveritarë përdorimin e shumicës së fjalëve të huaja - NACIONALE

Rusia ua ndalon zyrtarëve qeveritarë përdorimin e shumicës së fjalëve të huaja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarëve qeveritarë rusë do t’u ndalohet përdorimi i shumicës së fjalëve të huaja gjatë kryerjes së detyrave të tyre, sipas një ligji të ndryshuar për përdorimin zyrtar të rusishtes, i cili u nënshkrua të martën nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës para një viti, Putini ka thënë se dëshiron që ta mbrojë Rusinë nga ai që presidenti rus e quan Perëndim i degjeneruar, për të cilin ai pretendon se po mundohet ta shaktërrojë vendin e tij.

Ndryshimet e ligjit të vitit 2005 i kanë për qëllim mbrojtjen dhe përkrahjen e rusishtes, sipas një teksti të publikuar në uebfaqen e qeverisë ruse, raporton agjencia “Reuters”.

“Kur rusishtja përdoret si gjuhë shtetërore e Federatës Ruse, nuk lejohet që të përdoren fjalë dhe shprehje që nuk u përgjigjen normave të rusishtes moderne... me përjashtim të fjalëve të huaja që nuk kanë fjalë të barasvlershme e që përdoren gjerësisht në rusishte”- thuhet në tekst.

Një listë e fjalëve me bazë të huaj, të cilat do të mund të përdoren ende, do të publikohet ndaras. Në ndryshime nuk përmendet ndonjë gjobë për ata që nuk e respektojnë ligjin e ndryshuar.

Lajme të ngjashme