Për herë të parë në Universitetin e Harvardit do të ligjërohet gjuha shqipe
Për herë të parë në Universitetin e Harvardit gjuha shqipe do të ligjërohet, si lëndë zgjedhore.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Faton Limani, që punon si administrator në këtë universitet.
Kjo lëndë u realizua në bashkëpunim me kolegen Eva Stathi-Misho, dhe është futur për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tri nivele - njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.
“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi-Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tri nivele - njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, ka shkruar Limani.