Roboti do ta zinte ngushtë Kurtin: 10 pyetje për kryeministrin nga ChatGPT-ja - NACIONALE

Roboti do ta zinte ngushtë Kurtin: 10 pyetje për kryeministrin nga ChatGPT-ja

1 vit më parë

nga Shkëlqim Beqiri

ChatGPT” tashmë është bërë i famshëm dhe i kërkuar nga shumë kompani për t’i kryer punët e tyre. Disa e përdorin për t’u tallur me të e disa të tjerët për të verfikuar se a është i saktë në përgjigjet që jep. Ne e përdorëm për pyetje.

Ne vendosëm që ta pyesim ChatGPT-në për Kosovë, konkretisht për kryeministrin e Kosovës.

Në pyetjen tonë për ChatGPT, se cilat janë 10 pyetjet që do t’ia bënit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nëse do ta intervistoni, ChatGPT me shpejtësi të jashtëzakonshme renditi 10 pyetjet.

10 pyetjet kishin të bëjnë për punën e Qeverisë Kurti dhe me premtimet e tij për çështjet ekonomike e sociale në vend.

Mirëpo, ndër më të rëndësishmet ishte pyetja se çfarë do të bëjë Kurti për zgjidhjen e çështjes me Serbinë dhe me fqinjtë e tjerë.

Po ashtu, ChatGPT pyeti Kurti se cili është plani i tij për adresimin e çështjes së përçarjeve politike e etnike në Kosovë.

Më poshtë lexoni 10 pyetjet e ChatGPT-së për Kurtin:

1.A mund të na tregoni për planet tuaja për zhvillimin ekonomik në Kosovë?

2.Si planifikon qeveria juaj që ta adresojë problemin e papunësisë së lartë në Kosovë?

3.A mund ta diskutoni qëndrimin e qeverisë suaj për marrëdhëniet e jashtme, posaçërisht me Serbinë?

4.Si planifikon qeveria juaj që ta përmirësojë sistemin e arsimit në Kosovë?

5.A mund të na tregoni për planet tuaja për adresimin e korrupsionit në Kosovë?

6.A mund t’i diskutoni planet e qeverisë suaj për adresimin e çështjes së varfërisë në Kosovë?

7.A mund të na tregoni për planet tuaja për adresimin e çështjes së pavarësisë energjetike në Kosovë?

8.A mund t’i diskutoni planet e qeverisë suaj për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë?

9.A mund të na tregoni për plani tuaja për promovimin e qeverisjes së mirë dhe demokracisë në Kosovë?

10.A mund t’i diskutoni planet e qeverisë suaj për adresimin e çështjes së përçarjeve politike e etnike në Kosovë?

Nuk dihet nëse Kurti do të pranonte të përgjigjej në pyetje e chatbotit.

Çfarë është “ChatGPT”?

Në një artikull të botuar më parë në Nacionale kishim treguar se çfarë është “ChatGPT”.

“ChatGPT” u lëshua për përdorim më 30 nëntor, por është pjesë e një grupi më të gjerë të teknologjive të zhvillura nga kompania e re me seli në San Francisko, “OpenAI”, e cila ka marrëdhënie të ngushta me gjigantin “Microsoft”.

“ChatGPT” është pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të inteligjencës artificiale që mund të zhvillojnë biseda, të shkruajnë tekste të lexueshme sipas kërkesës dhe madje të prodhojnë fotografi e video romanesh, duke u mbështetur në atë që kanë mësuar nga një bazë masive e të dhënave nga librat digjitalë, shkrimet në internet dhe në medie të tjera.

Megjithatë, ndryshe nga përsëritjet e mëparshme të të ashtuquajturave “modele të mëdha të gjuhëve”, si GPT-3 i kompanisë “OpenAI”, i lëshuar për përdorim më 2020, pajisja “ChatGPT” është në dispozicion falas për këdo që ka qasje në internet dhe është e dizajnuar për të qenë më e lehtë për përdoruesit. Ajo funksionon si dialog i shkruar mes sistemit të inteligjencës artificiale dhe personit që i bën pyetje atij.

Lajme të ngjashme