REL: Hiqet nga agjenda liberalizimi i vizave për shkak të situatës në veri - NACIONALE

REL: Hiqet nga agjenda liberalizimi i vizave për shkak të situatës në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raportohet se është hequr nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së propozimi për liberalizimin e vizave më 1 janar 2024 për shkak të situatës në veri të vendit.

Sipas raportimit të REL, zhvillimet politike në veri të Kosovës janë arsyet kryesore që çuan në heqjen e diskutimit për liberalizimini e vizave nga rendi i ditës.

"Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve] nuk është ideale"- tha Presicenca çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.

Ndërsa dje REL raportoi se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar me propozimin që liberalizimi i vizave t’u sigurohet kosovarëve. Madje, sipas raportimit, theksohej se personin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi prej datës 1 janar 2024.

Sipas mediumit theksohej se është ky dakordim është arritur “në një takim të këshilltarëve për vizave të marten në Bruksel”.

Në raportimin e REL-it, raportohej se kërkesa që liberalizimi i vizave të hynte në fuqi në janar 2024 ishte shtruar nga Spanja, njërit prej pesë shteteve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Kujtojmë që situata në veri, që duket të ketë ndikuar në shtyrjen e liberalizimit të vizave, është përkeqësuar javëve të fundit për shkak të ndalimit të përdorimit të targave ilegale serbe në Kosovë.

hënën ka dështuar përsëri dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ndonëse kishte një marrëveshje të propozuar, siç e konfirmoi z.Joseph Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, palët nuk u morën vesh në lidhje me targat. Për më shumë, mos arritja e marrëveshjes iu faturuar Qeverisë së Kosovës, me të cilën Borrell ishte jashtëzakonisht kritikues.

Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve dhe për mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën)” – u shpreh z. Borrell, transmeton Nacionale.

Kritikues ndaj Kosovës kanë qenë edhe ShBA-të, Gjermania, Franca e Italia, të cilat janë të gjitha pjesë e Quintit, një grup i shteteve perëndimore përkrahës të Kosovës. Madje, shefi i Ambasadës së ShBA-së në Beograd e quajti Serbinë "konstruktive".

Kam pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin Vuçiq për procesin e Brukselit (...) E inkurajova presidentin Vuçiq që të vazhdojë përfshirjen e tij konstruktive në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Në fund, të dyja palët do të duhet të përfshihen, por një qasje konstruktive është ajo e duhura. Kam besim të plotë kur njerëz me përvojë si përfaqësuesi i lartë (BE) Josep Borel dhe Miroslav Lajçak po punojnë për këtë çështje, se mund të arrihet një zgjidhje", u tha Hill gazetarëve pas takimit me Vuçiqin.

Antonio Tajani, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm dje nga Serbia theksoi se ky vend është treguar bashkëpunues në kuadër të dialogut në Bruksel në lidhje me targat.

Nga Serbia ka qasje konstruktive. Në Prishtinë do shkoj për t’u thënë liderëve atje që nuk nevojitën masat e njëanshme”, theksoi z.Tajani, transmeton Nacionale.

Ndryshe Qeveria e Kosovës ka pranuar kërkesën e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë për një shtyrje 48 orëshe të zbatimit të fazës së gjobitjes ndaj ngasësve të veturave me targa ilegale serbe.

Kujtojmë që sot, sipas REL-it, do të ketë një takim mes Besnik Bislimit, kryenegociator i Kosovës, dhe Petar Petkoviq, shef i delegacionit serb në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Çka është liberalizimi i vizave?

Liberalizimi i vizave paraqet një marrëveshje të nënshkruar në mes një shteti dhe Bashkimit Evropian, që mundëson udhëtim pa vizë dhe qëndrimin për 90 ditë për qytetarët e saj. Për t'u qartësuar është akoma fakti, se kjo marrëveshje nuk përfshin assesi leje pune të çfarëdoshme apo mundësi për të jetuar në një nga shtetet, pjesë të zonës Shengenit.

Zona Shengen përfshin një numër të madh shtetesh. Në rast se Kosova do të nënshkruante këtë marrëveshje, atëherë qytetarët e saj do të mund të udhëtonin lirshëm, në shtetet e Bashkimit Evropian, sikurse Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Italia, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Qipro, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, etj. Po ashtu, shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtonin, në disa vende që janë nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, ndonëse nuk janë anëtare të BE-së, siç janë Islanda, Norvegjia, Zvicra e Lihteshtajni, etj.

Një liberalizim potencial nuk është vendim i vlefshëm pafundësisht. Gjendja në këtë marrëveshje çdoherë mbetet për t'u rivlerësuar. Së pari, qytetarët si individë mund të marrin gjoba, në rast të shkeljes së kushteve të përcaktuara. Së dyti, në situata kur dëshmohet shkelja e abuzimi me kushtet e udhëtimit pa vizë dhe kjo ndodh në numër të rëndësishëm, atëherë Bashkimi Evropian mund të rishikojë ose suspendojë marrëveshjen për liberalizimin e vizave me shtetin përkatës. Rrjedhimisht liria e lëvizjes për në këto vende, mund të mbarojë.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme