Italia në linjë me ShBA-në e Borrellin: e quan Serbinë konstruktive, e pakënaqur me Kosovën - NACIONALE

Italia në linjë me ShBA-në e Borrellin: e quan Serbinë konstruktive, e pakënaqur me Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Antonio Tajani është një nga figurat qendrore të Qeverisë së Italisë, e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni. Tajani, që mban dy pozicione në Qeverinë Meloni, atë të zëvendëkryeministrit dhe ministrist të Jashtëm, është deklaruar për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, pas dështimit të takimit të djeshëm.

Në media italiane, Tajani citohet të ketë quajtur Serbinë konstruktikve, teksa shprehu pakënaqësi me Kosvën në vizitën e tij në Beogradi, ku po qëndron sot.

“Nga Serbia ka qasje konstruktive. Në Prishtinë do shkoj për t’u thënë liderëve atje që nuk nevojitën masat e njëanshme”, theksoi z.Tajani, transmeton Nacionale.

Në Serbi z.Tajani është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Një qëndrim i tillë është në linjë me qendrimet e Joseph Borrellit, shefit të diplomacisë së BE-së, i cili dje ishte kritikë ndaj Kosovës, të cilën e bëri “fajtore” për dështimin e bisedimeve të djeshme në Bruksel.

“Sundimi i ligjit nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensione dhe eskalim, ndërsa nuk respektohen obligimet e rëndësishme për të cilat është arritur marrëveshej shumë vite më parë në dialog të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe paraardhësit e mi, Përfaqësuesit e Lartë.”, vlerësoi Borrell dje.

Ndërsa, sot z.Christopher Hill, ambasador i ShBA-së në Beogradi, po ashtu e quajti Serbinë konstruktive.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin Vuçiq për procesin e Brukselit (...) E inkurajova presidentin Vuçiq që të vazhdojë përfshirjen e tij konstruktive në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Në fund, të dyja palët do të duhet të përfshihen, por një qasje konstruktive është ajo e duhura. Kam besim të plotë kur njerëz me përvojë si përfaqësuesi i lartë (BE) Josep Borel dhe Miroslav Lajçak po punojnë për këtë çështje, se mund të arrihet një zgjidhje", u tha Hill gazetarëve pas takimit me Vuçiqin.

Kujtojmë që Tajani së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, do të vizitojnë edhe Prishtinën sot, pas vizitë në Beograd.

Lajme të ngjashme