Ambasadori amerikan në Serbi: Angazhimi i Vuçiqit në dialog është konstruktiv - NACIONALE

Ambasadori amerikan në Serbi: Angazhimi i Vuçiqit në dialog është konstruktiv

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, për të cilin ka thënë se ka pasur një "angazhim konstruktiv" për të gjetur zgjidhje për targat.

Kam pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin Vuçiq për procesin e Brukselit (...) E inkurajova presidentin Vuçiq që të vazhdojë përfshirjen e tij konstruktive në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Në fund, të dyja palët do të duhet të përfshihen, por një qasje konstruktive është ajo e duhura. Kam besim të plotë kur njerëz me përvojë si përfaqësuesi i lartë (BE) Josep Borel dhe Miroslav Lajçak po punojnë për këtë çështje, se mund të arrihet një zgjidhje", u tha Hill gazetarëve pas takimit me Vuçiqin.

Ai ka folur edhe për punën e BE-së në raport me dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se po bëjnë punë të shkëlqyer.

Unë mendoj se BE-ja po bën një punë të shkëlqyer. Ne nuk mund të lejojmë që problemet si tabelat të pengojnë temat më të rëndësishme, qasjen e përgjithshme ndaj dallimeve kryesore”, tha ai.

Unë mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se nevojiten më shumë se 48 orë, se do të donin t'i shtonin kësaj edhe 363 ditë të tjera. Ne (SHBA) jemi plotësisht të sinkronizuar me Bashkimin Evropian”, tha ai.

Lajme të ngjashme