Vuçiq pas takimit me Hillin: E ndava shqetësimin për sigurinë e serbëve në Kosovë - NACIONALE

Vuçiq pas takimit me Hillin: E ndava shqetësimin për sigurinë e serbëve në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka shpërndarë një qëndrim të tij në Instagram, pas një takimi që kishte me Christopher Hillin.

Ai ka shkruar se ka biseduar me Christopher Hill, ambasador i ShBA-së në Beograd, duke e informuar atë “shqetësimin” për sigurinë e serbëve në Kosovë.

“E informova ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, për raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel dhe ndava shqetësimin tonë për sigurinë e serbëve në Kosovë në dritën e zhvillimeve të fundit”, ka thënë Vuçiq në profilin e buducnostsrbijeav në Instagram.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka vendosur të shtyjë fillimin e fazës së gjobitjes ndaj ngasësve të veturave me targa ilegale serbe për 48 orë pas kërkesës së Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Lajme të ngjashme