Redaktori i RTK-së për raportimin skandaloz: Kemi vendos mos ta transmetojmë në edicionin e orës 22:30, nuk ka qenë autorial i RTK-së
Redaktori i RTK-së, Valon Bajrami ka thënë se nuk ka e ka transmetuar në edicionin e orës në 22:30, raportimin skandaloz me sulme e linçime ndaj Nacionales e Periskopit.
Ai ka thënë se është pas verifikimit të lajmit dhe profesionalizmit.
“Asnjehere dhe ne asnje moment nuk kam qene trajketore e subjekteve politike apo dikujt tjeter. Karriera ime eshte ndertuar me djers e mund dhe ketu ku kam arritur deri tash eshte rezultat i angazhimit dhe performances sime 24 vjecare.” – ka shkruar ai.
Shkrimi i tij:
SQARIM
Lidhur me publikimin e lajmit mbreme ne edicionin qendror te RTK- se:
Per hir te korrektesise, profesionalizmit, misionit fisnik dhe pergjegjesise para shikuesve, une si përgjegjës i Redaksisë se mbremjes, jam konsultuar me kolegët, redaktorët Jehona Zhitia dhe Arton Mulliqi rreth vertetesise dhe autoresise se lajmit dhe kemi vendos mos ta transmetojme në 22:30 meqe nuk ka qene autorial i RTK- së pa paragjykuar per vertetesinë e tij.
Ne mbesim pas asaj qe secili lajm duhet te jete i verifikuar dhe profesional, ashtu sic personalisht kam vepruar tash e 24 vjet ne kete zanat pavaresisht kush ka qene ne pushtet.
Lajmin nuk e kemi transmetuar ne Magazinen "Lajmet e Fundit", nisur nga parimi profesional dhe jo nga ndikimi apo per hir te dikujt.
Asnjehere dhe ne asnje moment nuk kam qene trajketore e subjekteve politike apo dikujt tjeter. Karriera ime eshte ndertuar me djers e mund dhe ketu ku kam arritur deri tash eshte rezultat i angazhimit dhe performances sime 24 vjecare.
A eshte dashte apo jo ta transmetoi mediumi publik kjo eshte ceshtje tjeter qe mund te diskutohet!
#Për gazetari profesionale dhe me parime.