Reagon Artmotion pas shfuqizimit të certifikatës së biznesit: Do të ankohemi, s'e ndalim veprimtarinë - NACIONALE

Reagon Artmotion pas shfuqizimit të certifikatës së biznesit: Do të ankohemi, s'e ndalim veprimtarinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania Artmotion sh.p.k ka reaguar pas vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovës.

Në reagimin e tyre të publikuar në Facebook, Art Motion ka thënë se vendimi është marr pa asnjë bazë ligjore, dhe sipas tyre rrjedhimisht si i tillë është i kundërligjshëm.

Të nderuar Konsumatorë të Artmotion dhe bashkëpunëtorë. Ju njoftojmë që Artmotion ka pranuar Vendimin e Ministrisë së Ndërmarrësis, Industrisë dhe Tregtisë (“MINT”), i datës 22 qershor 2023, me anë të cilit shfuqizohet certifikata e biznesit e Artmotion. Artmotion ju siguron që veprimtarinë e saj e ka të regjistruar dhe e ushtron në përputhje të plotë me të gjithë kornizën ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës, është një ndër operatorët më të mëdhenj në vend dhe këtë pozitë në tregun e shërbimeve të telekomunikimit e ka fituar me punë, përkushtim dhe dedikim maksimal të mbi 200 punëtorëve dhe qindra bashkëpunëtorëve të saj për më shumë së 15 vite. Përderisa, Vendimi i MINT për shfuqizimin e certifikatës së biznesit është marr pa asnjë bazë ligjore, rrjedhimisht si i tillë është i kundërligjshëm.” – thuhet në reagim.

Tutje Artmotion ka njoftuar se pas këtij vendimi do të shfrytëzoj të drejtën e saj të ankimimit në të gjitha instancat ligjore.

Prandaj, Artmotion do të shfrytëzoj të drejtën e saj të ankimimit në të gjitha instancat ligjore, duke besuar fuqishëm që e drejta do të vërtetohet nga institucionet përkatëse dhe kjo çështje do të mbyllet sa më shpejt, në mënyrë që fokusi ynë kryesor të jetë rritja e nivelit të shërbime dhe natyrisht knaqshmërisë së konsumatorëve tonë me shërbimet tona.” – thuhet në reagim.

Artmotion ka njoftuar se do të vazhdojë të ushtroj veprimtarinë e saj me përkushtim maksimal.

Rrjedhimisht, ju njoftojmë që Artmotion vazhdon të ushtroj veprimtarinë e saj me përkushtim maksimal the natyrisht do vazhdoj të ofroj të gjitha shërbimet e saja pa ndërprerje dhe me normalitet.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Çfarë ndodhi?

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka vazhduar goditjen e bizneseve të vëllezërve Devolli. Zëvendës Drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti, ka marrë vendim të shfuqizoj certifikatën e biznesit Kompanisë “Art Motion”.

Vendimi i saj erdhi një ditë pasi iu shfuqizua sërish certifikata televizionit Klan Kosovës, ARBK-ja ka shfuqizuar certifikatën e krejt Kompanisë “Art Motion”.

Sipas këtij vendimi, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.

Në arsyetimin e vendimit, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, tregohen arsyet e këtij vendimi.

Certifikata e Biznesit e Kompanisë “Art Motion” sh.p. shfuqizohet nga ushtruesja e detyrës së Drejtores së Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), për shkak të kërcënim serioz ndaj sigurisë publike, të shkaktuar me shkeljen e normave kushtetuese nga vetë ky biznes” thuhet në arsyetimin e vendimit.

Në vendim, gjithashtu, thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi.”

Lajme të ngjashme