Vendos motra e deputetit të VV-së: Pas Klan Kosovës, ARBK ia shfuqizon certifikatën edhe kompanisë Artmotion - NACIONALE

Vendos motra e deputetit të VV-së: Pas Klan Kosovës, ARBK ia shfuqizon certifikatën edhe kompanisë Artmotion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka vazhduar goditjen e bizneseve të vëllezërve Devolli.

Zëvendës Drejtorja e ARBK-së, Lebibe Haliti, dje ka marrë vendim të shfuqizoj çertifikatën e biznesit Komanisë “Art Motion”.

Një ditë pasi iu shfuqizua sërish çertifikata televizionit Klan Kosovës, ARBK-ja ka shfuqizuar çertiifikaten e krejt Komanisë “Art Motion”.

Sipas këtij vendimi, ARBK-ja obligohet për zbatimin e këtij vendimi.

Në arsyetimin e vendimit, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, tregohen arsyet e këtij vendimi.

Certifikata e Biznesit e Kompanisë “Art Motion” sh.p. shfuqizohet nga ushtruesja e detyrës së Drejtores së Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), për shkak të kërcënim serioz ndaj sigurisë publike, të shkaktuar me shkeljen e normave kushtetuese nga vetë ky biznes” thuhet në arsyetimin e vendimit.

Në vendim, gjithashtu, thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi.

Kujtojmë se tashmë vendimet në emër të ARBK-së, i nënshkruan Lebibe Haliti, e cila është motra e deputetit të VV-së, Enver Haliti.

Krejt kjo pasi, Drejtorja Pranvera Prestreshi tashmë nuk e ushtron këtë pozitë, sepse ishte ajo e cila e anuloi vendimin për pezullimin e çertifikatës së biznesit për Klan Kosova.

Në arsyetim, thuhet se znj. Prestreshi është familjare e Avokatit Blerim Prestreshi, i cili sipas vendimit, është avokat i KLAN KOSOVA.

Nacionale ka kontaktuar avokatin Prestreshi dhe është në pritje të përgjigjjes.

Suspendohet përsëri certifikata e biznesit të Klan Kosovës

Mediumit Klan Kosova i është pezulluar përsëri çertifikata e biznesit nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Ky medium ka raportuar dje ka raportuar se i është marrë një vendim i ri nga ARBK-ja e ku anulohet vendimi i një dite më parë i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Sipas këtij vendimi – siç transmeton vetë Klan Kosova – theksohet që u.d. e drejtoreshës Pranvera Prestreshi është zënë nën “rrethana të konfliktit të interesit” meqë një avokat që punon në Klan Kosova është “familjar i saj”.

Më tej, Klan Kosova vazhdon edhe me të tjera informacione shqetësuese.

“Sipas informatave nga media tjera, znj. Prestreshi është shkarkuar nga pozita e u.d. drejtoreshës, kurse në vend të saj është emëruar znj. Lebibe Haliti, që është motra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti.”

Znj. Haliti më parë ishte u.d. e kryeinspektores së inspektoriatit të tregut. Nacionale nuk ka arritur ta verifikojë edhe më tej informacionin për znj. Haliti.

“Klan Kosova vazhdon të besojë se veprimet e ditëve të fundit, si dhe ky i sotmi, janë tendencë e qartë për të pamundësuar veprimin e medias së pavarur dhe shprehjes së fjalës së lirë. Klan Kosova, si dhe deri më tash, edhe për këtë hap do t’i njoftojë të gjitha organizatat dhe institucionet e medias dhe gazetarëve në vend dhe në botë, përfaqësitë diplomatike dhe misionet ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.”

Një ditë me parë, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte njoftuar se ka shfuqizuar vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit për televizionin.

Vendimi i MINT-it për pezullimin e kësaj licence kishte nxitur reagime të ashpra vendore dhe ndërkombëtare. Veprimi i qeverisë nga mediat e Kosovës, opozita dhe ambasadorët e akredituar në Prishtinë ishte cilësuar si i dyshimtë.

Në njoftimin e saj, ARBK ka bërë me dije se vendimin e ka shfuqizuar pasi kanë ndryshuar rrethanat faktike.

Me këtë rast, Drejtoria e ARBK-së zyrtarisht ka njoftuar se kështu ‘kanë ndryshuar rrethanat faktike’, të cilat kishin nxitur vendimin e javës së kaluar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke dhënë vlerësimin e ri se ai vendim tash është shfuqizuar”, kishte njoftuar Klan Kosova.

Përfaqësuesit e mediave e kanë mirëpritur vendimin e ARBK-së për të anuluar vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të medias Klan Kosovës.

Lajme të ngjashme