Rasti "Kobra City", xhaxhai i viktimës: Nipi ishte brenda veturës kur u qëllua nga prapa - NACIONALE

Rasti "Kobra City", xhaxhai i viktimës: Nipi ishte brenda veturës kur u qëllua nga prapa

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes vrasja që ndodhi në Prizren, mëngjesin e hershëm të 3 janarit.

Kësaj radhe ka folur edhe xhaxhai i viktimës Visar Cengu, Besimi. Besim Cengu tregoi se nipi i tij kishte qenë në veturë, kur ishte qëlluar nga prapa.

Plumbi përshkoi shpinën, teksa kapi mushkërinë dhe një pjesë të zemrës.

Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”, tha Cengu për Klan Kosovën.

Kujtojmë se për rastin në fjalë tashmë është arrestuar i dyshuari dhe persona të tjerë.

Lajme të ngjashme