Rama ia rrëzon propagandën Çekos: Ky i fundit ‘masën e përkohshme’ të gjykatës e shet si aktgjykim
Hajrullah Çeko i Vetëvendosjes tërë kohën në debat, i është referuar Përparim Ramës, se kinse e ka fituar çështjen në gjykatëë për sheshin George Bush. Por Rama e ka bërë të qartë se në fakt, Gjykata ende nuk ka vendosur fare për këtë rast, por aty ku thirret Çeko, është aktvendim për ‘masën e përkohshme’ dhe jo aktgjykim.
“Ky djali i sinqert, derisa e kemi pas perimetrin në zonën mbrojtëse të trashegëmisë kulturore, i kemi këtu të gjita pikave. Ju kemi përmbajt të gjitha pikave, derisa ky shtatë muaj më pas, atë që ka mujt me bë për me e blloku Prishtinën, në pikën që e ka shtu, pikën 1.8, vetëm për me blloku. Gjykata nuk e ka përmbyll ende punën, sespe ende nuk është shqyrtuar padia. Thjesht masa e përkohshme su aprovua.”