Qeveria s'e ndalë luftën me sindikatat: Ua vështirëson financimin me një urdhër ekzekutiv
Qeveria nuk e ka ndërmend të tërhiqet. Vazhdon t'i luftojë sindikatat.
Kësaj radhe ka marrë një vendim për t'ua vështirësuar financimin, përmes një urdhri ekzekutiv.
Sipas këtij urdhri, anëtarët e secilës sindikatë obligohen që të regjistrohen në platformën elektronike shtetërore "e-Kosova", në mënyrë që të paguajnë anëtarësinë në sindikatën gjegjëse.
Siç ka marrë vesh Nacionale, qeveria ua ka kthyer punëtorëve paratë e ndara për sindikatat.
Në postën elektronike të cilën e siguroi redaksia jonë, thuhet se tash e tutje regjistrimi i sindikalistëve do të bëhet në platformën "e-Kosova" dhe se nuk do të ketë marrëveshje të drejtpërdrejt punëtor/e - sindikatë.



Lidhur me këtë, Gazeta Nacionale kontaktoi me sindikalistin Ali Sefaj. Ai e konfirmoi se një gjë është e vërtetë, duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë.
"Për shkak të ndryshimit të një udhezimi administrativ të gjitha shoqatat dhe Federatat Sindikale. Tash gjatë grevës se përgjithshme na vjen emaili, që deklarimin e anëtarësisë dhe kuotizimin ta bëjmë sipas platformës E - Kosova.Ne këtë e shohim si presion dhe tendencë me pamundësu dhe kufizu organizimin sindikal", tha fillimisht ai.
Veç kësaj, Sefaj i bëri thirrje ekzekutivit që të tërhiqet nga kjo qasje që për synim ka frikësimin dhe dëmtimin e organizimit sindikal.
"Presim nga qeveria të distancohet nga këto veprime kunderligjore të cilat kanë qëllim, frikësimin dhe dëmtimin e organizimit sindikal.Në rast se qeveria nuk tërhiqet, ndaj Ministrit Murati do ushtrojmë kallëzim penal dhe do ta padisim qeverinë për kuotën e mjeteve që nuk janë ndalur.Ne kërkojmë respektimin e ligjit dhe ndaljen e veprimeve arbitrate dhe kundërligjore nga ana e qeverisë!", përfundoi Sefaj.
Greva
Greva ishte faktori kryesor pse filloi kjo luftë e qeverisë me sindikatat.
Shumë krerë sindikalistë në përgjithësi, e Rrahman Jasharaj në përgjithësi ranë pre e militantëve e aktivistëve që iu vërsulën padrejtësisht kreut të SBAShK-ut, ani pse ky i fundit përfaqësonte mësimdhënësit e assesi veten.
Madje, i njëjti kishte rënë nën kritikat e kryeministrit Kurti sa i përket kërkesës prej 100 eurove, madje edhe duke e keqpërdorur bisedën e tyre zyrtare: Na ndihmë o vëlla!
Kujtojmë ndërkaq se situata mes palëve vazhdon të jetë në moment të keq.
Kjo pasi, përkundër faktit se sindikatat u tërhoqën, ku konfirmuan se nga disa e sotme filloi edhe mësimi, pagat nuk do t'i marrin.
Hekuran Murati, ministër i Financave, tashmë ka ngulur këmbë që të mos u ekzekutojë pagat mësimdhënësve për këtë muaj.
E gjitha si dënim për grevën e mbajtur në muajin shtator.


