Qeveria për vërshimet: Do të qëndrojmë pranë banorëve për t’i ndihmuar - NACIONALE

Qeveria për vërshimet: Do të qëndrojmë pranë banorëve për t’i ndihmuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës, ka dalur me një njoftim lidhur me situatën që është shkaktuar në Kosovës dhe komunat e saj si pasojë e vërshimeve.

Me anë të një postimi në Facebook, thuhet se institucionet e vendit dhe mekanizmat e tyre kanë vazhduar punën pandërprerë në menaxhimin e situatës dhe në ndihmë të qytetarëve, pasi përballja me përmbytjet po vazhdon edhe sot.

Qeveria ka bërë të ditur se bashkë me të gjitha institucionet shtetërore do të qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku pati vërshime duke i ndihmuar e mbështetur ata.

Në të njëjtin njoftim thuhet se deri më tani situatë më e vëshitrë është vërejtur në fshatrat Verboc dhe Barilevë të Komunës së Prishtinës, në fshatrat Sekiraq, Sibofc dhe Reçicë të Podujevës si dhe në komunën e Skenderajt.

Sipas tyre, situtatë mjaftë e vërshtirë ishte edhe në Istog, ku ka pasur edhe raste të evakuimit, të cilët janë akomoduar në Qendrën e Komunale të Mjekësisë Familjare, poashtu në Klinë, ku janë evakuar mbi 40 famije, kurse në fshatin Shtaric, falë ndërhyrjes së policisë dhe autoriteteve është shmangur një situatë e cila rrezikonte jetën e dy qytetarëve.

Tutje, thuhet se janë vërshuar edhe lagje të ndryshme të Komunës Jugore të Mitrovicës, duke thënë se në Komunën Veriore të Mitrovicës, ku probleme më të theksuara janë paraqitur në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrezikuar 7 shtëpi.

Në Komunën e Zveçanit, ku janë rrezikuar 40 shtëpi, ndërsa në fshatrat Kutnje dhe Kernin i poshtëm të komunës së Leposaviqit, ku 4 familje janë evakuar dhe 20 shtëpi janë në rrezik, ndërsa në Zubin Potok në rrezik janë 30 shtëpi.

Sot në mëngjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrotjes, Armend Mehaj dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizituan komunën e Istogut. Krahas 20 pjesëtarëve të FSK-së që po angazhohen për t’u dalë në ndihmë banorëve të fshatit Drejë, në Istog, Kryeministri u takua edhe me kryetarin e kësaj komune, Ilir Ferati si dhe vizitoi qytetarët e evakuar të cilët po qëndrojnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme