Kurti: Qeveria do t`i mbështes komunat e prekura nga vërshimet
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar komunën e Istogut, e cila është prej komunave të prekur nga vërshimet e fundit.
Ai ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku ka pasur vërshime, duke i ndihmuar e mbështetur.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar edhe për arsyet që kanë ndikuar në përmbytjet.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku pati vërshime duke i ndihmuar e mbështetur ata. Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, prerja ilegale e pyjeve ndër vite dhe mungesa e projekteve të pyllëzimit, sistemet jo adekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhjes, si dhe ndryshimet klimatike globale i kanë lehtësuar, shpejtuar e shpeshtuar përmbytjet e vendbanimeve nga vërshimet”, ka shkruar Kurti.