Publikohet draft-statuti i Ekipit Menaxhues për Asociacionin që u prezantua në takimin Kurti-Vuçiq - NACIONALE

Publikohet draft-statuti i Ekipit Menaxhues për Asociacionin që u prezantua në takimin Kurti-Vuçiq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Media serbe Novosti, ka publikuar draft-statutin e Asociacionit që u hartua nga Ekipi Menaxhues dhe i cili u prezantu gjatë takimim të së martës mbrëma të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë draft-statut siç raporton Novosit, rregullohet pozita e komuniteti serb, të drejtat dhe detyrat e tij, fushëveprimi, kompetencat dhe financimi.

Më tej, Novosti raporton se kryeministrit Kurti është shqetësuar me pikën 2 të këtij drafti, i cili flet për territorin që do të mbulojë Asociacioni, simbolet dhe selinën administrative që do të ishte në Mitrovicën e Veriut.

Po ashtu, thuhet se Kurti i ka penguar edhe neni 16 që thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe pronat, mallrat publike, infrastrukturën dhe burimet natyrore.

Duke klikuar këtu mund ta gjeni draftin e plotë.

Ky draft flet edhe për mënyrën që Asociacioni të financohet nga Serbia dhe të gjitha rrugët, hekurudhat e të tjera të menaxhohen nga AKS-ja.

Ndërkohë, Kurti në takim ka kundërshtuar draftin e Asociacionit të përgatitur nga Ekipi Menaxhuese që në krye kishte deputeën e Kuvendit të Serbisë.

Ai ka thënë se draft-statuti ishte “fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.

Në këtë takim të sotëm, pas marrëveshjes për të pagjeturit ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje Ekipin Menaxhues i cili prezantoi një draft statut, në gjithsej 67 nene, dhe më pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft statut i tillë, çfarë dëgjuam e lexuam, sidomos lexuam, është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, dhe përkundër kësaj ne do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje.” – ka thënë Kurti pas përfundimit të takimit të martën më 2 maj.

Lajme të ngjashme